Vala

Përbërësit

1 pako peta të gatshme

500 gr margarinë

250 gr sheqer pluhur

300 gr biskota të bluara

360 gr ajkë të thartë/shtalpë

500 ml pana ëmbëlsirash

200 ml qumësht me çokollatë

2 krem shllag/pana

Hapi 1

Margarinën e mbajtur në temperaturë ambienti rraheni bashkë me sheqerin pluhur. Shtoni biskotat e bluara dhe shtalpën.

Hapi 2

Në një enë rraheni veçmas pananë për ëmbëlsira.

Hapi 3

Shtrojeni petën e parë në enën përkatëse dhe zbuteni me qumësht me çokollatë. Sipër petës, më pas hidhni 1/3 e kremit me biskota e sipër këtij hidhni edhe 1/3 e panasë së rrahur për ëmbëlsira.

Hapi 4

Shtroni petën e dytë, zbuteni me qumësht me çokollatë e sërish hidhjani kremin sipër. Veproni kështu edhe me petën e tretë.

Hapi 5

Në fund përgatiteni krem-shllagun sipas udhëzimeve në paketim. Lyejeni me të tortën dhe dekorojeni sipas dëshirës.

Hapi 6

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË