Përbërësit

2 vezë

60 ml qumësht

¼ lugëz kanellë

2 rriska buke të bardhë

75 gr marmelatë portokalli

50 gr sheqer

1 lugë gjelle gjalpë

1 portokall i kuq

Hapi 1

Vezët, lëvoren e portokallit të grirë në rende, qumështin dhe kanellën bashkojini në një enë të thellë.

Hapi 2

Në këtë përzierje vendosini rriskat e bukës dhe lërini për 2 minuta, derisa të “pijnë” lëngun.

Hapi 3

Ndërkohë, shkrijeni marmelatën bashkë me lëngun e portokallit të kuq dhe ziejeni për 3-4 minuta.

Hapi 4

Gjalpën shkrijeni dhe në të skuqini rriskat e bukës derisa të marrin një ngjyrë të bukur.

Hapi 5

Pas skuqjes, hidhjuni shurupin me lëng portokalli dhe shërbejini.

Hapi 6

Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË