Vala

Për të bërë më të shijshëm dhe më të shëndetshëm tostin që e hamë zakonshëm në mëngjes, ju sjellim një recetë ku tosti ka përbërje edhe vezët.

Kështu, mëngjesi ynë do të jetë edhe më i pasur me vlera ushqyese.

Ky tost nuk merr më shumë për përgatitje se sa tosti i zakonshëm.

Përbërësit:

dy rriska buke

një vezë

dy rriska përshutë

Sallata të ndryshme

Kaçkavall (djathë pice)

pak sallamë dhe në fund i shtojmë edhe salcat të cilat pëlqejmë ne

Përgatitja :

Fillimisht, në tigan vendoset vaj ulliri dhe gjalpë, ku në të bëhet skuqja e vezës. Në po të njëjtin tigan vendosni edhe dy fetat e bukës që të nxehën.

Pastaj përdatini tostin duke i shtuar salcat të cilat ju pëlqejnë dhe vendosni djathin e picës në pjesën lartë në mënyrë që të shkrihet nga nxehtësia e bukës.

MUND TË JU PËLQEJNË