Personi i tretë ndërroi jetë në SHBA për shkak të një sëmundje serioze të mushkërive që lidhej me përdorimin e cigareve elektronike.

Ka qindra përdorues të cigareve elektronike të cilët kanë pasur probleme me mushkëritë. Sipas autoriteteve të Nju Jorkut, sëmundjet mund të shkaktohen nga një substancë që përmban vitaminë E.

Sidoqoftë, autoritetet federale nuk e kanë konfirmuar ende përfshirjen e ndonjë produkti ose lënde në këto raste të sëmundjes së mushkërive.

Të prekurit janë kryesisht të rinj, të cilët janë paraqitur në urgjencë me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, lodhje ekstreme, kollitje dhe dhimbje në gjoks.

MUND TË JU PËLQEJNË