Vala

Një aksident trafiku mes dy veturash ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

MUND TË JU PËLQEJNË