Familja “Fejzullahu” është shumë e njohur për publikun shqiptarë dhe njëkohësisht ndër më të përfolurat në vend.

Gjeneratë pas gjenerate, po rrjedhin talentë nga kjo familje, shkruan “Kosovarja”.

Sabri e Ermal Fejzullahu janë këngëtarët e njohur të cilët e kanë bërë për vete publikun me projektet e tyre që kanë sjellur ndër vite.

Përveç për karrierën e tyre muzikore, për ta është folur dhe shkruar vazhdimisht edhe jeta private.

Të gjithë e njohin bashkëshorten dhe tre fëmijët e Ermalit. Ai dhe Ariana janë ndër çiftet më të pëlqyera të estradës.

Ariana dallohet për elegancën dhe stilin unik që e prezanton në secilën paraqitje.

E këtë trend po e ndjekin edhe fëmijët e saj, ndonëse ende të vegjël. Sidomos vajzat janë ato që preferojnë të vishen bukur e të duken me stil sikur e ëma.

Imazhi fundit e dëshmon këtë, ku nëna bashkë me të bijat duken secila më bukur se tjetra.

Ajo qka tërheq vëmendje më shumë është Ariana. Me këmishë transparente e gjysmë të lëshuar ajo nuk dallohet që është shtatëzënë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË