Këngëtarja, Altuna Sejdiu, këtë vit që po e lëmë pas nuk ka qenë dhe aq aktive në skenë e po ashtu edhe me projekte muzikore.
Artistja nga Shkupi iu përkushtua në maksimum fëmijëve të saj, duke qenë se u bë nënë për të dytën herë, shkruan “Kosovarja”.
Tuna (nofka e saj) vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale ku ajo publikon imazhe të shumta nga përditshmëriae kështu ka ndarë së fundi edhe një fotografi , para tri viteve, duke theksuar kur nuk ekzistonte fjala COVID.
“Tri vite më parë, kur fjala COVID nuk ekzistonte. Ju thash”, ka shkruar biondja.
Kujtojmë se, ajo u bë nënë për herë të dytë në fillim të muajit maj, të një djali që e ka pagëzuar me emrin, Zen.
Bukuroshja ndan djemtë me ish-partnerin e saj, muzikantin Patris Berisha.
View this post on Instagram