Tre muaj më parë këngëtarja Tuna Sejdi lansoi albumin e saj “Fortuna”, promovimin e të cilit ajo zgjodhi ta bënte në Shkup, duke mbledhur kështu një pjesë të këngëtarëve kolegë.

“Fortuna” i cili përmban plot 7 këngë, u pëlqye mjaftueshëm në fillim nga publiku, por si më e sukesshme doli kënga me titull “A don hala”, në bashkëpunim me Yll Limanin.

Ndonëse u pëlqye nga publiku, por ky album po rezulton jo i suksesshëm për vet Tunën.

Kanë kaluar muaj që kur albumi doli në treg, dhe këngëtarja ka pasur vetëm një datë koncerti në agjendën e saj, dhe ai në një klub në Zvicër.

Albumi “Fortuna” – Tuna Sejdi
Zgjodhi idenë e njëjtë si Elvana Gjata, por ndryshe nga kjo e fundit, Tuna nuk ‘dhezi’ aspak, dhe ajo këngë me Yllin që në fillim të albumit dëgjohej, dhe ajo tani ka rënë në ‘heshtje’.

“Ky album është kurë për zemrën e secilit”, ishin fjalët e Tunës pas promovimit të tij në Shkup, por që vetëm kurë për “suksesin” e saj nuk po del të jetë!

Në profilin e këngëtares nuk rezulton asnjë datë koncerti të jetë e zënë, ku shohim vetëm fotosesioni të realizuara.

Tuna Sejdi
Tuna Sejdi pauzoi për më shumë se dy vite në muzikë, ku e përmbylli me “Duam”, këngë pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, për t’u rikthyer më pas me “Chonga” por që nuk u prit mirë nga publiku, pastaj me “Maria” në bashkëpunim me Seven Saraqin, e deri tek albumi i fundit, por që publiku i dikurshëm i Tunës duket se ka lëvizur tek këngëtarët tjerë.

MUND TË JU PËLQEJNË