fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj pas tërmeteve

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale, T-5
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilisi.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme vjen në kohën kur në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete.

Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Autoritetet turke thanë se numri i viktimave nga tërmetet është rritur në 3.549. Orhan Tatar, zyrtar në Autoritetin për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se 20.426 persona të tjerë janë plagosur dhe 5.775 ndërtesa kanë kolapsuar.

Në Siri, në zonat e kontrolluara nga Qeveria, janë raportuar 812 persona të vdekur, tha agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Kjo agjenci tha se 1.449 persona janë plagosur në provincat Alepo, Lakatia, Hama, Idlib dhe Tartus.

Në pjesën veriperëndimore të shtetit, që kontrollohet nga rebelët, më herët u raportua se janë vrarë 450 persona dhe qindra të plagosur.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 7 shkurt se deri më tani, 70 shtete kanë ofruar ndihmë për të kërkuar të mbijetuar të tërmeteve.

Ai tha se shteti planifikon të hapë hotelet në zonën e Antalisë për të strehuar njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Më herët gjatë ditës, Qeveria turke tha se mbi 13 milionë persona brenda vendit janë prekur nga tërmetet e fuqishme.

“Ky tërmet ka prekur drejtpërdrejtë 13.5 milionë qytetarë tanë”, tha ministri i Urbanizmit, Murat Kurum.

Disa nga rrugët ende nuk janë të qasshme dhe ekipet po punojnë që ato të hapen për qarkullim. Ai tha se disa rajone kanë mbetur pa ujë.

“Dhimbja është e papërshkrueshme”, tha ai, duke shtuar se çdo orë është e çmuar.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë (UNICEF) shprehu frikën se nga tërmetet në Turqi dhe Siri mund të jenë vrarë mijëra fëmijë.

“Tërmetet që goditën jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë mëngjesin e ditës së djeshme, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.

Ndërkaq, shtetet në mbarë botën kanë thënë se do të dërgojnë ekipe për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit, por deri më tani vetëm pak ekipe kanë arritur në vendngjarje.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ftohta dhe nga afër 200 dridhje pasuese të tokës, që kanë bërë të rrezikshme kërkimet në strukturat e paqëndrueshme.

Në provincën Hataj, zyrtarët thanë se 1.500 ndërtesa janë shkatërruar dhe shumë persona raportohet se kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, pa ndihmë dhe pa ekipe të kërkim-shpëtimit.

Në këtë provincë, mijëra persona janë strehuar në qendra të sportit apo në dyqane të mëdha ushqimore, ndërsa të tjerët janë detyruar që ta kalojnë natën jashtë.

Tërmeti, që kishte epiqendrën në provincën turke Kahramanmarash, ka detyruar që banorët e Damaskut dhe Bejrutit të kalojnë natën nëpër rrugë, përderisa dridhjet e tokës janë ndierë deri në Kajro.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare.

Qeveritë nga e mbarë bota kanë ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të fuqishme.

Bashkimi Evropian njoftoi se do të dërgojë mbi 1.000 shpëtimtarë dhe qen për të kërkuar të mbijetuar në Turqi.

Njësitë janë nga 19 shtete evropiane, përfshirë edhe dy shtete që nuk janë pjesë e BE-së, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ndërkaq, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili tha se ishte i gatshëm të dërgonte një ekip të kërkim-shpëtimit prej 60 personat si dhe furnizime mjekësore.

Qeveria pakistaneze ka dërguar një avion me pajisje të ndihmës dhe me një ekip të shpëtimit prej 50 anëtarësh. Ky shtet tha se do të organizojë fluturime ditore për në Siri dhe Turqi duke nisur nga 8 shkurti.

India tha se do të dërgojë dy ekipe të kërkimit dhe shpëtimit, përfshirë edhe qen të trajnuar dhe personel mjekësor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi me Erdoganin dhe i ofroi ndihmë. Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni do të dërgojë një ekip të kërkim-shpëtimit për t’i ndihmuar Turqisë në përpjekjet e saj./REL


Etiketa: Turqia

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Rusisë i pëlqen ta shohë SHBA-në duke u grindur me Kosovën, do ta shfrytëzojë

54 minuta më parë
Aktuale

Dje u divorcuan, gruaja dyshohet se ia vuri flakën shtëpisë së ish-burrit në Suharekë

1 orë më parë
Aktuale

Konfiskohet marihuanë, armë e municion, arrestohen dy persona në Gjakovë

1 orë më parë
Aktuale

Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet, policia nis hetimet

2 orë më parë
Aktuale

Sot përfundon afati i BE-së dhe ShBA-së për zgjidhjen e situatës në veri

2 orë më parë
Aktuale

Bujar Osmani ia dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh

2 orë më parë
Postimi tjetër

Receta e ditës: Moussaka me vezë dhe djathë

Kështu dukej Vesa Luma para 16 viteve

Konjufca: Plani franko-gjerman është i pranueshëm, duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit

TË FUNDIT

Parashikimi i astrologut Paolo Fox për datën 7 qershor

13 minuta më parë

Dashi Kjo ditë është ideale për të rizbuluar pak pasionin në dashuri pas një periudhe mjaft të lodhshme për ndjenjat....

Në fakt, uji nuk është pija më hidratuese!

27 minuta më parë

Gjithmonë është thënë se pirja e ujit është mënyra më e mirë për të hidratuar trupin e njeriut. Përkatësisht, uji...

Arrestohen tre persona në Drenas, theren me thikë dy viktima

36 minuta më parë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Drenas për vrasje në tentativë. Sipas policisë, rasti ka...

Rusisë i pëlqen ta shohë SHBA-në duke u grindur me Kosovën, do ta shfrytëzojë

54 minuta më parë

Daniel Fried, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, ka thënë se SHBA-ja nuk ka qenë kurrë kaq e zemëruar me...

Haradinaj: Kurti patriot fals, nuk mund ta kërcënojë një shtet tjetër me fuqinë e NATO-s

59 minuta më parë

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një patriot fals, i cili me fuqinë e...

Dje u divorcuan, gruaja dyshohet se ia vuri flakën shtëpisë së ish-burrit në Suharekë

1 orë më parë

Një burrë në Suharekë, ka raportuar dje në Polici se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Policia thotë se...

MË TË LEXUARAT

Horoskopi i muajit qershor: Binjakët dhe Gaforrja

Kapen me drogë katër të dyshuar në Gjilan

Kështu i përshëndet Linda Morina vajzat me nga dy frajera

Ngacmohet seksualisht një mashkull në Llapnasellë

Semi: Djemtë e Kosovës janë shumë seksi

Receta për patate me kofsha pule dhe shafran

Moment emocionues Klea Huta nuk ndal lotët në dasmën e saj

E dini përse njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift?

Xhensila gati për projektin e ri, ja për kë e dedikon

Bankat në Kosovë i shtrenjtojnë sërish kreditë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist