Vala

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, janë bërë prindër për herë të parë.

Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Gjiko, shkruan Telegrafi.

Si çdo femër pas lindjes, edhe Elita është përkushtuar në rikthimin e linjave të dikurshme.

Fotografitë që publikon në rrjetet sociale, e dëshmojnë mjaft mirë se ajo po punon që të jetë sërish në top formë.

Mirëpo në një nga imazhet e fundit, një komentues i ka shkruar Elitës, duke iu drejtuar sikur ajo po e fsheh barkun dhe strijat, ndërkohë që do të duhej të ishte krenare si nënë që i ka ato pas lindjes.

“E paska mbulu barkun. Një nënë e re duhet të jetë krenare dhe stretch marks (lëkura e varur) dhe barkun që nuk bie menjëherë pas lindjes. Jo të dukesh gjoja perfekte”, ka shkruar komentuesi.

Ndërkohë, moderatorja Rudi i është kundërpërgjigjur duke thënë se një gjë të tillë nuk e ka bërë dhe as nuk e ka ndër mend ta bëjë, madje ajo shprehet se e sheh veten larg të qenit perfekt.

“Postoj edhe video në InstaStory e dashur mos ma mbaj dertin…nuk kam stretch marks (lëkurë të varur) po siç po e sheh e kom vijen e zezë që ndryshe në anglisht quhet Linea Nigra.

Përndyrshe, sjom as afër përfektes… jom kshtu qysh jom nëse nuk ndihesh mirë ose spo të japi energji te mirë të lutem veq ma bon unfollow leht e ki!”, ka qenë përgjigja e Elitës.

MUND TË JU PËLQEJNË