Një aksident trafiku që kishte ndodhur më 24 mars doli të jetë fatal për këmbësorin Nuhi Zyberi, rreth 50-vjeçar, i cili që prej dhjetë ditësh po trajtohej në QKUK.
Gazeta Sinjali mëson se Zyberi ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
I njderi ishte goditur nga një veturë në Prizren duke marrë lëndime të rënda trupore. Si pasojë e të cilave ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Për rastin kishte folur edhe Policia, e cila kishte njoftuar se e ka arrestuar shoferin që kishte shkaktuar aksidentin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.”
Sinjalizuesit e Sinjalit patën dërguar edhe pamje nga vendi ku kishte ndodh aksidenti i rëndë.
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=944906216920470