Një fotografi e cila qarkulloi natën e sotme në rrjetet sociale, doli të ketë qenë ‘Fake News’ apo lajmi rremë.
Lajmi se një pjesë e një rrugë në Prishtinë po asfaltohet mbi kalldrëm nuk është i vërtetë.
Për këtë ka reaguar vetë Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri.
“Nuk janë mbulu kalldrëmet jo”, tha Ahmeti.
Ndërsa Tahiri tha se “Kjo është rren, ose me termin më të përdorshëm sot-Fake News”.
Ai gjithashtu tha se është e udhës të kërkohet falje, kur mediat ia huqin.