Natyrisht, të gjithë e dimë se të pish pije të gazuara nuk është e shëndetshme.

Mendo çfarë mund të ndodhë me organizmin dhe stomakun një orë pasi ke konsumuar pijë të gazuara?

Duke pasur këtë gjë në mendje, shumë njerëz kanë hequr dorë nga pijet e gazuara dhe i janë kthyer ujit mineral. Por a është kjo zgjedhja më e mirë se uji i gazuar? Cila është e vërteta për këtë?

Shumë njerëz mendojnë se uji i gazuar largon kalciumin nga kockat, shkakton prishje të dhëmbëve, por edhe mjaft dëme të tjera në organizëm.

E para dhe më e rëndësishmja që këshillohet nga mjekët është kontrolli i etiketës së ujit që blen për t’u siguruar që nuk përmban kripëra apo ëmbëltues shtesë.

Në një publikim të fundit të “Time”, pesë ekspertë kanë folur për këtë dhe të gjithë ishin të mendimit se uji mineral është mjaft i shëndetshëm për t’u konsumuar.

Ajo çka ishte interesante, sipas këtij botimi, është këshilla që jep njëri prej mjekëve. Ai thotë se uji i gazuar konsiderohet një alternativë e mirë për të gjithë ata që duan ta heqin vesin nga pijet e gazuara.

Ndërsa dy mjekët e kockave shtuan se uji i gazuar nuk e pastron kalciumin nga kockat.

Sara Bleich, PhD, profesore e asociuar në menaxhimin e politikave shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik “Johns Hopkins”, thotë se “uji mineral është njëlloj si të pish ujë të rregullt, pra është i padëmshëm.”

Kjo do të thotë që uji ujë mineral mund të llogaritet për konsum në përditshmëri.

MUND TË JU PËLQEJNË