Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka kryer të gjitha dozat e vaksinimit kundër COVID-19.
Së fundi, ajo ka postuar një video – InstaStory ku bënë apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, shkruan “Kosovarja”.
Matoshi u shpreh se i beson mjekësisë dhe e jo fjalëve të njerëzve.
“Unë për vete jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve. Vaksinohuni edhe ju për një jetë më të shëndetshme”, theksoi ajo.
Kujtojmë se ditët e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me Coronavirus, gjë që ka bërë të ndërmerren masa të reja anti – COVID.
Nga 30 gusht deri më 13 shtator në vend do të ketë orë policore e cila fillon nga 22:00 deri në 05:00.
Po ashtu edhe gastronomia ka orar të caktuar i cili lejohet vetëm në ambiente të hapura.