“Unioni i Bizneseve shqiptare në Gjermani” ka filluar aktivitetin e vet vite më parë duke bërë një punë e palodhshme.
“Unioni” ka nisë me 5 anëtarë dhe sot janë mbi 500 anëtarë aktiv dhe ka qindra adresa të afaristëve shqiptarë në Gjermani.
“Unioni” morri një drejtim të unitetit të biznesmenëve dhe afaristëve shqiptarë në Gjermani dhe përmes tij krijohet lidhje jo vetëm Kosovë –Gjermani apo Gjermani-Kosovë, por edhe më gjërë.
Qëllimi kryesor i “Unionit të Bizneseve Kosovare” është të krijohet një rrjetëzim i shqiptarëve brenda Gjermanisë që të bashkëpunojnë edhe të tregojnë suksese në të ardhmen.
Sot, me 28 Nëntor, në ditën e festës së madhe të flamurit, datën emblematike të historisë shqiptare, “Unionit të Bizneseve Kosovare”, uron të gjjthë shqiptarët kudo ku janë:
“28 Nëntori ditë e madhe e lindjës së shtetit të parë shqiptar dhe heroit Adem Jashari të na shërbej si burim i pa shterrur në rrugën e forcimit dhe unifikimit me sukses të proceseve në një vijë gjithë shqipëtare”. /Kosovarja/