Vala

Sot në qytetin e Prishtinës, në sheshin “Skëndërbeu” është mbajtur tubimi qendror për shënimin e 20-vjetotit të çlirimit të Kosovës.

Të pranishëm ishin edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-Sekretarja, Madeleine Albright, ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, kreu i shtetit të Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e shumë emra të tjerë.

Të emocionuar për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit dhe vizitës së Clinton dhe Albright, u shprehën edhe shumë artistë të njohur shqiptarë, të cilët zgjodhën rrjetet sociale të shprehin emocionet e tyre për këtë ditë.

Sot bëhen 20 vjet që kur trupat e NATO-s ishin futur në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i kishte paraprirë një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Hyrja e trupave të NATO-s ishte bërë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.

Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

MUND TË JU PËLQEJNË