Ushtrimi i ndonjë aktiviteti fizik mund të jetë më efektiv në trajtimin e efekteve anësore të demencës, në krahasim me tabletat, shkruan Dailymail.

Hulumtuesit kanë gjetur se pacientët, të cilët kanë simptoma të sjelljeve agresive si rezultat i ndonjë çrregullimi të demencës, janë trajtuar më mirë me anë të ushtrimeve fizike se sa me tableta. Edhe terapitë fizioterapeutike dhe masazhet kanë patur po të njëjtin efekt.

Shkencëtarët besojnë se ushtrimet dhe terapitë ndihmojnë në zhdukjen e këtyre simptomave, në krahasim me barnat, të cilat vetëm i mpijnë këto ndjenja.

Përafërsisht 44.000 pacientë me demencë, trajtohen me barna anti-psikotike çdo vit në Britaninë e Madhe. Këto tableta, përshkruhen për pacientët për t’i qetësuar sjelljet e tyre agresive, si efekte anësore të çrregullimeve të demencës.

Ekspertët këshillojnë të gjithë personat, të cilët ballafaqohen me simptoma të tilla, që në vend të tabletave të fillojnë të merren me aktivitete fizike ose të kryejnë terapi fizioterapeutike./Express.

MUND TË JU PËLQEJNË