Vala

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Dragash, i cili dyshohet se ka kërcënuar të dashurin e vajzës së tij.

“Me 15.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me dhunë ka marrë vajzën kundër vullnetit të saj, nga aty ku bashkëjetonte me një person dhe duke e kërcënuar e ka mbyllur brenda në një dhomë”, thuhet në raport.

Sipas pollicisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksoline/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË