Vajza e madhe e këngëtares Shyhrete Behlulit tashmë ka hyrë në botën e showbizit, ndonëse jo me të njejtën arsye si nëna e saj.

Megjithatë ajo zgjodhi një rrugë nga e cila po promovohet mjaftë mirë. Si një frizere profesionale dhe një femër plotë stil Njomza po merr vëmendje të vazhdueshme nga mediet dhe publiku, shkruan “Kosovarja”.

Mbase meritën më të madhe për arritjet e motrave e nënës e ka kjo, duke e parë punën e shkëlqyer që bën që ato të duken bukur.

Njomzën e shohim gjithmonë të rregulluar dhe të veshur me rroba firmato, ngase dihet jeta luksoze që bën ajo dhe familja e saj.

Është aktive në rrjete sociale me fotografi të shumta që ndanë me ndjekësit. E vëmendje të madhe ka marr edhe sot me një storie në Instagram. E veshur me një fustan të gjerë me ngjyrë të kuqe Njomza me apo pa dashje zbulon një tatuazh që e ka në shpinë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË