Një ditë më parë Vëllai i Madh i dha vajzave një mision në menyrë që Ermiona të fitonte një takim me të bijën. Vajzat nuk duhet të komunikonin me djemtë për 24 orë.
Veprimet e Luizit për prishjen e misionit kanë shqetësuar shumicën e vajzave duke i cilësuar edhe si dhunë fizike.
Ndërkohë zarfi i zi në shtëpi ka lidhje me këtë situatë ku Arbana u shpreh se përmban një penalizim pse jo deri në përjashtimin e tij.
Opinionistët e kanë komentuar dhe gjykuar këtë ngjarje si shumë të rëndë ku transmetohet dhuna ndaj femrave. Një debat u ndez edhe mes Zhakut dhe Ermionës ku kjo e fundit i ka dalë në krah Luizit. Ajo u shpreh se shumë herë në shtëpi ka pasur situata njësoj të rënda.