Valbona Spahiu është ndër këngëtaret me të mira të muzikës live. Ajo njihet për potencen vokale dhe aftësinë për ta ndezur atmosferën.

Ka ditë që media ka paralajmëruar rikthimin e këngëtares Valbona Spahiu, ndërkohë që publiku është kurioz për risinë e radhës.

Valbona, këtë herë vjen më shpërthyese se kurrë më parë, me një këngë që tingëllon tamam hit.

Këngëtarja që e ndez zjarr atmosferen, sapo i ka dhënë dritën jeshile projektit të ri, këngës me titull “Katile”, të cilen e prezanton në bashkëpunim me reperin Trimi B.

“Katile” është ripërpunim i këngës së njohur me të njejin titull, hit për vite me radhë, e që tani vjen në verzionin “remake”.

Kënga është produkt muzikor i Nurtel, ndërkaq videoklipi është punuar nga “Bug Production”.

Volumin në maksimum dhe dëgjoni “Katilen” e Valbona Spahiut dhe Trimi B.

MUND TË JU PËLQEJNË