Valdrin Sahiti ka folur të pathëna për Elvana Gjatës.

Valdrin Sahiti së fundmi ka qenë i ftuar në ‘Xing’ aty ku ka folur për sukseset e tij dhe shoqërinë me emrat e ndryshëm të estradës.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për këngëtaren Elvana Gjata të cilën e ka mike shumë të afërt përveç se bashkëpunëtore.

Madje asaj ia ka zbuluar disa ‘sekrete’ të cilat fansat kurrë nuk i kanë ditur për të.

“Elvana është shumë e përqendruar në muzikë, në vokal dhe unë ia kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar me kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t’i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës. Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s’po të vjen turp, 20 mijë euro merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firmë. Të paktën një çantë “Louis Vuitton” bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë 3 të tilla nga 50 euro online. I thashë ose merre çantën dhe bëhu njeri ose nuk punojmë më bashkë. Pastaj me vite e detyrova të blente çantën, peliçen, etj” , ishin fjalët e Valdrinit./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË