Vladrin Sahiti shquhet si dizenjatori kosovar me famë ndërkombëtare.
Ai është shumë i talentuar dhe pothuajse secilën veshje që dora e tij e prek, arrin perfeksionin, shkruan “Kosovarja”.
Valdrini është martuar me Editën dhe kanë një vajzë, Bella Sahiti.
https://www.instagram.com/p/CLEOkFCs64G/
Prindërit e Bellës janë aktivë në rrjete sociale dhe shpesh ndajnë imazhe edhe të vajzës, ku ajo shumicën e kohës shihet duke komunikuar në gjuhën angleze.
Si duket kjo gjë u ka penguar disa ndjekësve të Valdrinit duke e kritikuar kështu se pse ajo nuk flet shqip, shkuran “Kosovarja”.
Reagimi i dizenjatorit ka qenë mjaft i rreptë dhe sqarues.
Reagimi i tij i plotë:
“Njerëz të dashur që jeni shqetësuar për të folurën e vajzës sime në gjuhën angleze. Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe. Madje dhe gjyshërit i ka me titullin Dr.Prof. Faleminderit për shqetësimin tuaj por arsimi jonë ndër breza është në një nivel të lartë. Mënyra se si flasim mes nesh është thjeshtë një qejf i joni dhe nuk i japim llogari askujt,” ka shkruar Valdrini.
Kujtojmë se Edita dhe Valdrini shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të dytë./Kosovarja/