Vala

Të bëhesh pjesë e modelizimit si e re, e më pas të kalosh edhe në muzikë është padyshim një sfidë e vërtetë. Kësisoj nisi karrierën Afërdita Dreshaj, vajza e bukur shqiptare që u njoh edhe në Amerikë.

Por natyrisht se për të gjithçka eci me kohën. Kësisoj edhe Afërdita la prapa modelizimin e këndimin duke u marrë më shumë me jetën e saj private, e duke krijuar një jetë fantastike të cilën e ka tani.

Por pavarësisht se zyrtarisht nuk po merret me ndonjë projekt, Afërdita është gjatë gjithë kohë aktive, duke lënë gojëhapur të gjithë se si po arrin të duket gjithmonë kaq bukur, e thjeshtë dhe e kuruar në çdo detaj.

Nëse shikohet mirë profili i saj vërehet se Afërdita është po e njëjta, natyrale, pa asnjë ndërhyrje dhe gjithmonë me shumë stil, duke ndjekur trendin e kohës, transmeton Indeksonline.

Edhe pse vitet po kalojnë, Afërdita lirshëm mund të quhet si një prej vajzave shqiptare më të arritura dhe më të pashme për syrin e njeriut.

Afërdita po shijon jetën thuajse në shumë vende të bukura, përkrahë bashkëshortit të saj, me të cilin tashmë kanë thurur jetën e ëndrrave në realitet.

Ajo çfarë bie në sy tek Afërdita është se nuk po lë anash as palestrën, gjë që po ndikon në pamjen e saj gjithmonë për së miri.

Për dallim nga shumë femra shqiptare, Afërdita nuk po vrapon pas famës, ajo thjeshtë po jeton jetën e saj siç është më së miri, duke i bërë të tjerët të ndjejnë lakmi për atë çfarë ka arritur të realizojë për kaq vite sa ka jetë.

Duhet përkujtuar që Afërdita tanimë jeton në Amerikë, e ndjekësit e saj mund të shohin se sa e këndshme duket në secilin postim në rrjetet sociale, deri në momentin kur ajo të vizitojë përsëri Kosovën dhe Shqipërinë./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË