Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Berat. Një automjet ka rënë në lumë dhe për pasojë kanë humbur jetën nëna dhe fëmija i vogël, 6 vjeç.
Qytetarët janë hedhur në lumë, kanë çarë xhamat e makinë dhe e kanë nxjerrë nënën dhe djalin, por ata nuk kanë mbijetuar dot.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.