Ka vdekur një person, i cili ishte lënduar ditë me parë në një aksident trafiku.
Viktima B.H mashkull, 70 vjeçar, ishte duke u trajtuar në QKUK, pas aksidentit më datë 11 korrik 2020, në rrugën e “Adriatikut” në Mitrovicë.
Lajmin per Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi B.H mashkull, 70 vjeçar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK”, tha ai.
Me urdhër të Prokuroit të rastit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.