Një zyrtar policor është vetë-aksidentuar me traktorin e tij ku ka pësuar lëndime trupore, ndërsa sot ka ndërruar jetë rreth orës 18:00 në QKUK.

Këtë për Gazetën Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Me datën 20.08.2019 – 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne fshatin Rimanishtë të Prishtinës. Ne këtë aksident viktima mashkull A.A 51 vjeç, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, nga ku sot rreth orës 18:00 jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jete. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion ne Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ahmeti.

Për këtë rast tragjik ka shkruar edhe Ambasadori i Kosovës në EBA, Avni Arifi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.“Humbje e rëndë dhe e vështirë vdekja tragjike e Adil Arifit nga Rimanishta. Të gjithë ata që e njohën Adilin do ta kujtojnë si një puntorë të jashtëzakonshëm, njeri të urtë dhe si një polic të përkushtuar. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës e familjes, kusherinjve e miqve ngushëllime të sinqerta”, ka thënë Arifi.

 

MUND TË JU PËLQEJNË