Vala

Në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit sot është vrarë një person.

Gazeta Express merr vesh nga burimet policore se i vrari është 33-vjeçar N.Murselaj

Aktualisht nuk ka ndonjë të arrestuar dhe ende nuk dihen as motivet e vrasjes.

Rastin për e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, Yllka Shehu, e cila ka thënë se nga informatat e para në vendin e ngjarjes dyshohet se personi në fjalë është vrarë.

“Për momentin nuk kemi shumë informata, është gjetë një trup i pajetë në oborrin e një shtëpie. Trupi është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet se është vrasje, mirëpo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim”, ka thënë Shehu.

MUND TË JU PËLQEJNË