Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Nga Zyra për Media e VV’së i kanë konfirmuar Express se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga VV.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Pak minuta më parë, nga mediat nga Tirana u raportua një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.

Nga pamjet e dërguara, shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie.

Burime ekskluzive të medias bëjnë me dije se automjeti që është përfshirë në aksident është makina e liderit të Vetëvendosjes, kryeministrit të zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kurti është transportuar me makinën e patrullës së policisë deri në Tiranë.

Nuk dihen ende se cili ka qenë shkaku i përplasjes që fatmirësisht ka kaluar pa të lënduar.

MUND TË JU PËLQEJNË