Përbërësit:

– 150 mililitra lëng panxhari nga kavanozi,

– 6 vezë të ziera shumë,

– 1 kavanoz i vogël panxhar të kuq,

– 100 ml uthull molle,

– 100 ml ujë,

– 100 gr. sheqer,

– 6 thelpinj hudhre,

– 1 lugë e plotë kripë,

– 10 kokrra piper.

Përgatitja:
Nxirreni lëngun e panxharit nga kavanozi, shtoni të gjithë përbërësit, uthullën, ujin, kripën dhe lini të vlojnë, vazhdimisht duke i përzier që sheqeri dhe kripa të shkrihen, ulni temperaturën dhe zieni në zjarr të ulët afro dhjetë minuta.

Në një kavanoz më të madh radhisni panxharin e prerë në rrathë (nga kavanozi), qitni vezët e ziera shumë, thelpinjtë e hudhrës, dhe sërish rrathë panxhari.

Shtoni kokrrat e piperit dhe qitni sipër marinadën e zierë dhe të ftohur.

Mbyllni kavanozin me kapak dhe lini së paku 48 orë para se t’i konsumoni.

Ju bëftë mirë,

MUND TË JU PËLQEJNË