Menemen është ushqim i preferuar turk me perime.
Receta për kafjall ndryshe – shërbeni menemenë me simite dhe jogurt.
Përbërësit:
– 2 speca;
– 1 qepë;
– 2 domate;
– pak vaj;
– 2 vezë;
– kripë;
– piper.
Përgatitja:
Në pak vaj fërgoni qepën e grirë imët dhe specat. Shtoni domaten e qëruar, të prerë në feta. Marinoni me erëza sipas shijes. Fërgoni 5 – 6 minuta. Bëni hapësirë për vezët. Kur të jenë vezët gati, shërbeni!