Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në një kafene në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë.
Në videon e regjistruar nga kamerat e lokalit, shihen qartë hajdutët derisa kryejnë aktin e vejdhjes, ku morën një shumë të hollash në vlerë rreth 150 euro.
Pronari i lokalit ka njoftuar se video është përcjellur në Polici.
Po ashtu, i njëjti ka ftuar qytetarët se nëse mund t’i deshifrojnë hajdutët në këtë filmim, do të shpërblehen me një shumë parash prej 260 euro.
Kosovarja ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje më të hollësishme rreth këtij rasti, por nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.