Pas një pauze të konsiderueshme, që u komentua edhe si heqje dorë nga muzika, Violetë Kukaj u rikthye sërish.
E, kush mund ta ndaj nga muzika, nga pasioni i saj i madh? Këngëtarja ka kënduar që në moshë fare të re dhe gjithmonë e ka pasur dashurinë e publikut, shkruan “Kosovarja”.
Violetë Kukaj, këto kohë ka sjell më tepër këngë për heronjët e luftës së fundit, por gjithashtu ka ardh me një krijim të titulluar “Nusja jonë”, këngë kjo që u dedikihet të gjitja nuseve.
Vetë këngëtarja në performancen e kësaj kënge, ka zgjedhur të vishet me fustan të bardhë e të duket tamam nuse, edhe një herë, shkruan “Kosovarja”.