Ish-missi dhe modelja e njohur, Agnesa Vuthaj po vazhdon ta ruajë epitetin si një nga femrat më të bukura shqiptare.
Bukuroshja brune vazhdimisht poston në rrjete sociale imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, të cilat marrin vëmendje të jashtëzakonshme, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi ajo ka publikuar disa imazhe nga seti i ri fotografik, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq, mjaft transparent, duke vënë në pah kështu linjat perfekte trupore dhe bukurinë rrezatuese.
Të shumta ishin edhe komentet pozitive e komplimentet nga miq e fansat e modeles.
Përndryshe, Agnesa përveç modelingut është e angazhuar edhe në biznesin e saj, që është mjaft i suksesshëm. /Kosovarja/