“Ndjenjat” është hiti i fundit i lansuar në industrinë muzikore në vend nga dy artiste unikë, Malsor Sadiku, i njohur si Agresioni dhe këngëtarja e munguar, Edita Sopjani.
Dyshja kanë bashkuar forcat për një këngë e cila me të parën po merr vlerësimin pozitiv të publikut, e kjo për shkak të ritmit veror që po i bënë konkurrencë hiteve të tjera të sezonit.
Ndërkohë që Agresioni e “mbytë” repin, Edita Sopjani shkëlqen në të gjitha aspektet. Ky projekt muzikor padyshim që ka shumë vlerë për të, pasi ka ardh në ditët e fundit të beqarisë së këngëtares, e cila së shpejti do të martohet.
“Agresioni” gjithmonë ka sjell një frymë ndryshe në skenën tonë muzikore, ndoshta frymën e Teksasit të SHBA-ve, atje ku edhe jeton e vepron. E, “Ndjenjat”, po vulos bindshëm potencen e tij në industri dhe në muzikë.
“Kosovarja” e pyeti reperin se sa ka qenë sfidues realizimi i një projekti si ky, pasi ai jeton mijëra kilometra larg. “Kur egziston dëshira dhe punon me profesionistë të vërtet, gjithçka arrihet më lehtë. Skenat e videoklipit janë xhiruar në SHBA dhe Kosovë dhe besoj që kemi sjell diçka të mirë për publikun”, u shpreh Agresioni.
Në vijim, “Ndjenjat”, kënga që do të doni ta dëgjoni shumë më shumë se një herë.