Vala

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, ka falënderuar kongresmenin amerikan Eliot Engel, për seancën e djeshme, ku dëshmoi heorina e Kosovës Vasfije Krasniqi-Goodman.

Çitaku ka thënë se kongresmenit Engle do t’i jemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite.

Sipas ambasadores Çitaku, ka theksuar se Engel nuk do të dinte për Kosovën sikur të mos ishte Harry Bajraktari.

Ajo ka treguar se Harry 30 vite më parë, kishte trokitur në zyrën e Engel dhe i kishte treguar për Kosovën.

Postimi i plotë i Çitakut:

Asgjë nuk ndodhë rastësisht dhe asnjë e arritur substanciale nuk bëhet pa punë sistematike.

Seanca e djeshme në Komitetin për punë të jashtme të Kongresit Amerikan do të ishte e pa mundur sikur Eliot Engle të mos ishte kryesues i këtij komiteti të rëndësishëm.

Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engle për mbështetjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite.

E kongresmeni Engle nuk do të dinte për Kosovën sikur të mos ishte Harry Bajraktari.

Siq e tregon shpesh kongresmeni, para më shumë se 30 vite, në zyren e tij kishte trokitur Harry, dhe kishte filluar t’i tregojë për Kosovën.

Që atëherë kishte filluar një miqësi e fortë mes dyve.

Harry e ka sjellur kongresmenin Engle shumë herë në Kosovë.

Edhe gjatë ditëve tona të vështira.

Faleminderit Harry!

MUND TË JU PËLQEJNË