Ajo padyshim është një ndër këngëtaret më të komentuara në mediet rozë.
Bëhet fjalë për Nora Istrefin, e cila numëron një karrierë të gjatë muzikore.
Por, të kthtehemi pas në kohë, me një fotografi nga fëmijëria e saj, ku tiparet e saj duken po aq të bukura si tani.
Muajin e kaluar Nora u përfol për një afrim më të madh me ish-bashkëshortin, Robert Berisha, pasi dyshja u fotografuan në aeroportin e Prishtinës.
Mirëpo, këngëtarja u shpreh se ata kanë një fëmijë bashkë, dhe do bëjnë çdo gjë që ajo të jetë e lumtur, mirëpo asgjë më shumë mes tyre nuk ka.
Nora dhe Roberti i dhanë fund martesës në vitin 2019.