fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vrasja në Batllavë për dy kile pasul, policia po ruan familjet: Kishin vazhdimisht probleme mes vete

nga Revista Kosovarja
7 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Mëngjesin e sotëm u vra G.B., 41-vjeçar, në fshatin Batllavë të Podujevës, rrugës duke shkuar në punë. I dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje është kushëriri i viktimës, B.B., 47-vjeçar, tashmë i arrestuar. Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot aty ku ka ndodhur krimi dhe në fshatin e tyre në Gërdoc të Podujevës. Nga atje sjell detaje për vrasjen.

Sipas të afërmve të viktimës dhe dorasit, dyshja kishin pasur vazhdimisht probleme. Vrasjes i ka paraprirë edhe një mosmarrëveshje e ndodhur dje mes tyre, ku sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë më armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës. Por, dje i dyshuari ishte arratisur.

Shtëpia e viktimës dhe dorasit ndodhen shumë afër njëra-tjetrës. Në mes kanë vetëm një mur ndarës, ndërsa Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë e tyre. Për tragjedinë e ndodhur sot folën fqinjët.

Policia e Kosovës e tërhoqi kamionetën me të cilën dyshohet se fillimisht u shkel 41-vjeçari, e më pas u vra. Bashkë me kamionetën u tërhoq edhe biçikleta me të cilën viktima po udhëtonte për të shkuar në punë.

Fqinjët thanë se kushërinjtë kanë pasur probleme të vazhdueshme dhe të ndryshme mes vete, përfshirë ato pronësore. Ndërsa, 41-vjeçari dyshohet se fillimisht u shkel me kamionetë nga kushëriri i tij, e më pas u vra me armë zjarri.

Kushërinjtë kishin pasur probleme mes vete edhe ditën e djeshme, madje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës, por i njëjti nuk ishte arrestuar pasi ndodhej në arrati.

Rasti në polici ishte hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës”.

“Podujevë, 17.10.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në e vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë si provë materiale. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia me anë të raportit 24-orësh.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qellim të sqarimin të rrethanave të ketij rasti.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.


Etiketa: VrasjepoliciaFamiljetRuajtje

POSTIME TË NGJASHME

Lajme

Teuta e përkushtuar ndaj dy vajzave, por Adonisi është ‘nëna‘ e dytë e tyre

5 orë më parë
Lajme

Zonja e Parë e Ukrainës: Askush nuk ma merr burrin tim, madje as lufta

5 orë më parë
Aktuale

Shkëlqim Devolli takon kongresistin amerikan Ritchie Torres në Prince Coffee House në New York

6 orë më parë
Lajme

Ç’duhet bërë kur dashuria bie në krizë?

6 orë më parë
Aktuale

Zone Club, aty ku netët në Prishtinë mbahen mend

6 orë më parë
Lajme

Lija e majmunit mbërrin në vendin fqinje me Shqipërinë

6 orë më parë
Postimi tjetër

Arben Vitia u bën thirrje aktivistëve të VV-së që të trokasin në çdo derë për të kërkuar votën për të në balotazh

Bekim Jashari ankohet për vjedhje votash, thotë se ka dërguar 10 ankesa në PZAP

Kadaj-Bujupi: LDK dhe PDK u kthyen fuqishëm, VV pësoi debakël

TË FUNDIT

A ka gjithmonë gjakderdhje pas humbjes së virgjërisë?

3 orë më parë

Në të kaluarën, pas natës së parë të dasmës ishte zakon varja në dritare e çarçafëve të përgjakur, dëshmi e...

Të kruarat në vagjinë gjatë ciklit tregojnë problemin serioz

3 orë më parë

Bashkë me ngërçet, fryrjen, dhembjen në stomak dhe ndryshimet e shpeshta të humorit të pakëndshëm gjatë “atyre ditëve” mund të...

Gratë ‘çmenden’ pas këtij lloji të burrave

4 orë më parë

Për meshkujt duket e pamundur të kuptojnë logjikën e femrave. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të imagjinohet se...

Horoskopi ditor

4 orë më parë

Parashikimi i yjeve se si do të jetë puna, shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë. Dashi Ndjenjat këtë të diel...

Robert Berisha bëhet “hor” në një mbledhi, nuk e di këngën e Adem Jasharit

4 orë më parë

Robert Berisha vitet e fundit është bërë edhe këngëtar, madje ka sjell disa këngë, e fundit dedikim për nënën e...

“Tradhtinë s’e fal kurrë”, Atdhe Xheravina reagon për bashkimin e Borës me Donaldin

5 orë më parë

Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xheravina, në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa, ka sqaruar statuset e dyshimta në rrjetet sociale,...

MË TË LEXUARAT

A duhet të hani ushqime tradicionale për një trup në formë

Dita juaj më me fat e vitit, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Robert Berisha bëhet “hor” në një mbledhi, nuk e di këngën e Adem Jasharit

Bërthama e avokados paska vlera të mahnitshme për shëndetin

Albërije Hadërgjonaj zbulon se sa paguhen këngëtarët për një koncert

Marigona pas martesës poston vetën në të brendshme

Britney Spears humb fëmijën gjatë shtatzënisë

Vera do të jetë e tyre, shenjat që do të kenë shumë fat me paratë

Vuan nga sëmundja e rëndë, nuk ka mundësi të kurohet! Rrëfimi tronditës i një nëne 25 vjeçe

Reene i ‘kopjon’ të gjitha lëvizjet e të ëmës në kërcim

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint