fbpx

Vuçiq: Nuk ka bisedime me Kurtin derisa të lirohen të gjithë serbët në veri

nga Revista Kosovarja

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq deklaroi se nuk do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti derisa të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa të tërheqë policinë speciale në veri.

Deklaratën, Vuçiq e dha pas takimeve me kryeministrin dhe presidentin e Hungarisë në Paliq.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se vendi i tij po i ndiqte ngjarjet në Kosovë dhe po shihte se çfarë po u bëhej serbëve, por ai i tha Vuçiqit se Serbia duhet të lironte tre policët e arrestuar të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]