Vërtet prekëse! Kjo VIDEO sapo bëri Luana Vjollcën të qajë!

E keni parasysh atë momentin kur ju dalin para foto dhe video tuajat të disa viteve më parë dhe sa herë i shihni prekeni sepse ju kujtohen momente të caktuara?

E tillë është edhe kjo video që ne po ju sjellim më poshtë, e postuar nga Luana Vjollca.

Ajo përmbledh ndoshta disa nga momentet kryesore të të gjtha viteve karrierë të saj në television të edituar nga fansat e saj, që realisht janë të panumërt, dhe sigurisht që ky gjest e ka prekur atë.

Të shohësh rrugëtimin tënd të karrierës në një video të shkurtër, e ka prekur pa fund Luanën, e cila teksa poston videon thotë se kjo gjë e ka bërë për të qarë.

Luana poston herë pas herë editime nga fansat, pasi përgjatë shumë viteve karrierë ajo ka krijuar tashmë një bazë fansash që e duan dhe shpesh i referohen si shembull falë mesazheve me vlerë dhe të fuqishme që ajo përcjell.

Dhe kur pamë këtë video edhe ne u prekëm, kur kujtuam se për sa kohë dhe sa shumë i ka dhënë Luana ekranit shqiptar.