Të gjithë e dijmë jetën e atëhershme. Secili njeri kryesisht është marrë me begati dhe jetën e kanë kaluar nëpër fusha e male.

Tashmë, janë bërë shumë vite që këto gjëra kanë kaluar dhe një pjesë e konsiderueshme gjenden jashtë kësaj jete, shkruan Kosovarja.

Ani pse realiteti qëndron kështu, ka prej atyre personave që kanë nostalgji për këtë, e njëra ndër ta po del të jetë edhe Arjola Demiri.

Aktorja tropojane shpesh di të jetë e sinqertë dhe shumë modeste duke shprehur nostalgji për jetën e katundit, teksa edhe së fundi erdhi e tillë.

Kjo pasi që ajo këto ditë gjendet në Shqipëri, dhe rrugës kishte rastësisur në një bari të rrethuar me një numër të madh të dhive.

E, sikur asaj nuk i duhej më shumë që të “shpërthente” e të shprehej me këto fjalë “Si dikur… më ka marrë malli me i rujt dhent e nanës”.

Në fakt nuk është hera e parë që e shohim kështu, pasi shpesh në intervista e përmend vendlindjen, Tropojën, tek e zë edhe malli për idilën e jetën e fshatit, ani pse ajo e ka treguar shumë herë se jeta e gruas, e femrës tropojane është shumë e zorshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË