Vala

Sa e sa vetura nga më të ndryshmet na i ka parë syri të ekspozojnë këngëtarë të estradës tanë, duke mos u mjaftuar asnjëherë me lëvdata.

Madje sikur t’iu ketë hyrë inati ndaj njëri tjetrit se cili po blen më të mirë, dhe po mbizotëron në listën e më të shtrenjtëve dhe më të pasurve, shkruan Kosovarja.

Dikush po del që t’iu ftof dhe të iu mbyllë gojën duke u paraqitur në mënyrën më të thjeshtë dhe të iu kujtojë se diku ekziston toka.

Ajo është aktorja e njohur, Arjola Demiri, ku së fundi është prezantuar me një motoçikletë të cilën po e krahasove me lartpërmendurit doli më se e thjeshtë por me një pamje fantastike.

Sikur ta ketë frymëzuar karakteri i saj që të paraqitet e tillë, meqë shumë mirë e dimë thjeshtësinë, bukurinë, dhe premisat e saj magjike që ka.

Epo, mirë bëre oj Arjolë që dole kështu, të paktën këta që po shesin mend ti sjellin kokës së tyre, dhe ta kuptojnë se më mirë se thjeshtësia nuk gjen askund. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË