fbpx

Xhelozia motiv i dhunës në familje, 32-vjeçarja nga Malisheva e denoncon bashkëshortin në Polici

nga Revista Kosovarja

Xhelozia bëhet shumë shpesh shkaktar i dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë po dyshohet se ka ndodhur edhe dje në një familje në fshatin Terpezë e Ulët në Malishevë, ku viktimë është një 32-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i dyshuari e ka rrahur dhe i ka bërë presion bashkëshortes.

Burimet thonë se bazuar në dëshminë e viktimës, motivi lidhet me xhelozinë e të dyshuarit.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të raportojë rastin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar.

Burri i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa i është sekuestruar edhe një armë që e posedonte pa leje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]