Ylli i Real Madrid, Sergio Ramos, i ka dhënë fund beqarisë. Kapiteni i “los blancos” u martua ditën e djeshme me Pilar Rubio në Seville Cathedral.

Pas një lidhje disavjeçare çifti, tashmë prindër të tre fëmijëve, vendosi të bekoj dashurinë dh të lidhen në martesë.

Ajo u quajt si dasma e vitit në Spanjë pasi mblodhi bashkë futbollistë nga e gjithë bota.

Disa prej futbollistëve pjesëmarrës ishin; David Beckham, Luka Modric, Nina Pastori, Pablo Motos, Sergio Busquets dhe Cristobal Soria. Ndërsa u vu re pa-diskutim mungesa e ish-mikut të Ramos, Cristano Ronald.

Ceremonia martesore nisi rreth orës 18:30.

E gjithë vëmendja ishte padyshim tek nusja dhe fustani që zgjodhi ajo për ditën më të bukur të jetës së saj.

Rubio mbërriti në altar e shoqëruar nga babai, vetëm disa minua pas Ramos, i cili kishte në krah nënën e tij.

Kujtojmë se Ramos dhe Rubio janë prindër të tre djemve, Sergio, Marco dhe Alejandro.

MUND TË JU PËLQEJNË