Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ylli shpërthen ndaj Ganiut me akuza të rënda

nga Revista Kosovarja

Pas përplasjeve të forta brenda “Ferma VIP”, ku Gani Gërmia aludoi publikisht për prirjet seksuale të Yllit, duke lënë të nënkuptohej se ai është homoseksual, reagimi i këtij të fundit ka qenë i menjëhershëm dhe pa filtra.

Mbi artikull

Në një intervistë për “Prive By”, Ylli ka zgjedhur të thotë gjithçka, pa dorashka.

“Unë qëllimin tim e kam përmbushur aty. E kam nxjerrë nga loja – unë e kam kontrolluar dhe publiku e ka përzënë. Ai person nuk ka ndezur kurrë. E vetmja pikë që e mban është me ndezë, por nuk ka ndezë asnjëherë. I ka shku jeta nëpër formate, por kurrë s’ka lënë gjurmë.”

Por më e forta vjen në fund, kur Ylli ngre një akuze të rëndë, duke aluduar për përdorim të substancave narkotike nga ana e Ganiut:

Moneytizer Paragrafi 4

“Ferma nuk është kafiteri! Ai e ka ngatërruar me vend për të pirë kafe, për të ndezur cigare… dhe ndonjë miell aty-këtu me kapë, me bo ndonjë vijë!”

Nga ana e Gani Gërmisë, deri tani nuk ka ardhur asnjë reagim ndaj këtyre deklaratave tronditëse.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]