Yllka nuk veçohet vetëm për zërin e talentin në muzikë, por edhe për pamjen e jashtme. Bukuria e saj nuk kalon pa u vënë re e pa komente të shumta, shkruan “Kosovarja”.

Gjakovarja, që vitet e fundit po e kultivon më shumë muzikën folk dhe popullore, duke u bërë si shumë nga koleget e saj, po investon gjithashtu shumë edhe në paraqitjen e jashtme.

Yllka, kurohet deri në detajet më të imëta për secilen paraqitje, sado e thjeshtë të jetë ajo.

E, në kohën kur po flitet me të madhe se sa shumë këngëtaret po e korrektojnë pamjen e jashtme me photoshop, Yllka thotë se ajo kurrë nuk u mësua ta përdor këtë program, shkruan “Kosovarja”.

Yllka me photoshop jo, ama e grimuar me pëllëmbë, e kjo duket qartë edhe në këto foto.

MUND TË JU PËLQEJNË