Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar lidhur me reagimet e personazheve publikë ndaj rastit të vajzës 11-vjeçares në Prishtinë që u përdhunua nga pesë të rinj.
Ajo ka kritikuar duke thënë se nëse duan ta ndihmojnë 11-vjeçaren e dhunuar, t’i paguajnë seancat te një psikiatër.
Artistja i ka cilësuar reagimet e tyre si “kërkesë për vëmendje”, duke u shprehur: “Lërini tastierat se i shkatërruat!
Ndërkohë ajo ka shtuar tutje: “Nëse doni vërtet t’i ofroni ndihmë 11 vjeçares së përdhunuar, paguajini seanca te psikiatrit! Që unë e para po ia paguaj, lërini fjalët dhe kërkimin e vëmendjes për vete.”.