fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zbardhet dëshmia e babait të Jonadës: Skafi erdhi drejt nesh, e preu vajzën në të gjithë trupin

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Minuta tmerri kanë qenë ato me të cilat është ndeshur familja Avdia, e cila ishte akomoduar në Potam një ditë përpara tragjedisë në të cilën humbi vajzën e vogël, Jonadën, 7 vjeçe.

Gazetasi.al mëson nga Policia e Vlorës detaje nga ngjarja e rëndë, që ka nën akuzë tanimë një zyrtar policie si Arjan Tase, i dyshuar për vrasje me dashje indirekte.

Babai i Jonadës, Bledar Avdia tregon se mëngjesin e ditës tragjike ata gjendeshin në plazh familjarisht.“Rreth orës 14:00, ndërsa isha duke u larë së bashku me vajzën në afërsi të bregut, pashë një skaf me ngjyrë të bardhë, me dy persona në bord. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që prej andej zbriti një vajzë”, ka rrëfyer ai.

Babai i Jonadës, kujton se në vazhdim, për pak çaste pa që një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe se drejtuesi i skafit kaloi pa asnjë problem litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtim të tyre. Aty ku ai gjendej me të bijën në momentet e fundit të jetës së saj.“Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi skëterrë dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe mjeti lundrues goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë në të gjithë trupin. Pashë që mjeti u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin dhe duke ardhur në breg”, tregon Bledar Avdia.Fëmija, sipas ekspertëve kriminalistë pësoi dëmtime të shumta në trup, në kokë, në sup, bark, gjoks dhe brinjë dhe në gjymtyrët e poshtme.

Policia i thotë Gazetasi.al, se siguroi edhe dëshmi të tjera të pushuesve, që i ka bashkangjitur kundër Tases, komisar policie që ishte kthyer në detyrë pak kohë pasi ishte hetuar për shpërdorim detyre në afera kanabisi.Shtetasja S.M., thotë sipas burimeve të sigurta, se dëgjoi njerëzit duke bërtitur.
“Situata doli nga kontrolli. Pashë që skafi goditi vajzën e vogël dhe babai i vajzës bërtiste që ta ndalonte. Pashë njolla gjaku që krijuan vija deri në kapakun e motorit”, thotë ajo.Edhe kushëriri i Jonadës, ka rrëfyer në Polici detajet.

“Po laheshim në det dhe një mjet lundrues i madh u afrua. Në kohën që mjeti mori njerëz në breg, goditi fëmijën me helika. Unë dhe të gjithë njerëzit që ishin në breg bërtisnim: ‘Ndalo se e vrave’. Por mjeti lundrues vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra dhe e nxora Jonadën e pajetë. Ishte pa asnjë shenjë jete”, ka thënë ai.Prokuroria e Vlorës, bëhet me dije se replikon me qëndrimin e policisë, që e referoi për vrasje nga pakujdesia.

“Kjo vepër shfaqet në formën e pakujdesisë dhe të neglizhencës apo vetëbesimit të tepruar. Në rastin konkret, vdekja e Jonadës ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin dhe kalimin e mjeteve lundruese”.Kjo qasje e prokurorisë sjell përplasjen e radhës me policinë lokale, që ndonëse ka kryer veprimet paraprake, e referoi për një vepër më të lehtë, e cila u kundërshtua.

Polici Arjan Tase, me detyrë punonjës policie, ka në objekt të punës së tij zbatimin e ligjit, edhe pse ditën e ngjarjes ishte me leje vjetore. Ai hyri në një zonë ku kishte fëmijë, akuzon prokuroria komisarin, i cili shërbente deri ditën e tragjedisë si shef i komunitetit në Policinë e Elbasanit.


Etiketa: Jonada Avdia

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit

2 orë më parë
Aktuale

AP: Trupat amerikane të NATO-s u vendosën në veri pas dështimit të negociatave në Bruksel

2 orë më parë
Aktuale

Krasniqi, Bill Clintonit për ditëlindje: Urime miku i përjetshëm i popullit të Kosovës

8 orë më parë
Aktuale

Gazetarit të RTK’së i ndalet rryma në ashensor: “Diqa prej t’nxehtit”

8 orë më parë
Aktuale

Digjet një veturë tek QKUK, intervenojnë zjarrëfiksit

10 orë më parë
Aktuale

Abazoviç para deputetëve: Ju pengon fakti se jam shqiptar

11 orë më parë
Postimi tjetër

Nëse të ngacmon ndonjë djalë…”, momenti epik i Ledri Vulës me fansen 13 vjeçare në koncert

Desert i shpejtë me mjedra

Mund të dalloni fluturën e fshehur në këtë iluzion optik në më pak se 11 sekonda

TË FUNDIT

Çfarë simbolizojnë gurët në unazën e fejesës

30 minuta më parë

Pa gurin e çmuar, unaza e fejesës nuk ka kuptim ! Shumë më përpara se një vajzë të lidhë kurorë...

Në mëngjes apo në mbrëmje, e dini kur na bën më të lumtur seksi?

46 minuta më parë

Për shumë njerëz, zgjimi i mëngjesit është pjesa më e vështirë e ditës sidomos nëse ju duhet të vraponi për...

Dy arsye përse është e rëndësishme të shënoni datën e menstruacioneve tuaja të fundit

1 orë më parë

Kohën e ciklit llogariteni nga dita e parë e menstruacioneve të fundit deri te dita e parë e menstruacioneve të...

Horoskopi ditor, e shtunë 20 gusht 2022

2 orë më parë

Dashi Dite mjaft harmonika do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin tuaj...

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit

2 orë më parë

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se me shumë gjasa sonte do të votohet mocioni i...

Braziliani që jeton me tetë gratë e tij

2 orë më parë

Në të gjithë Brazilin ai njihet si adhuruesi i seksit dhe poligamisë, ndërsa ka marrë pseudonimin “Hugh Hefner”. Megjithatë rruga...

MË TË LEXUARAT

Beatrixa i organizon festë qenushës së saj për ditëlindje, e pranishme edhe Genta Ismaili

Nisin përgatitjet për dasmën e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Aurela Hoxha pozon si rrallëherë me partnerin

Gjumi shtatë orësh është ideal kur plakeni

Numri i ri Kosovarja 12-2022

Për Tetovën sot ditë e veçantë, një investim kapital nga familja e Lazim Destanit

Zbuloni se si puthen shenjat e zodiakut

U vetaksidentua me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë, vdes 17 vjeçari

Pse ëmbëlsirat që përgatisim në shtëpi nuk dalin si recetat që lexojmë

Kur Luana ia le në dorë telefonin Marinës, ja çfarë bënë ajo

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist