Robert Berisha dhe Nora Istrefi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre edhe zyrtarisht.

Pas shumë spekulimeve muajve të fundit Robert Berisha ditë më parë doli me një deklaratë me të cilën njoftoi ndjekësit dhe mediumet se i kanë dhënë fund lidhjes shumëvjeçare me Norën.

Çifti ishin në lidhje prej një periudhe 14 vjeçare, gjatë kësaj kohe ata kishin mundësinë të shijojnë edhe ‘rolin’ e prindit me lindjen e vajzës së tyre Renee.

Tani pas ndarjes së tyre në rrjete sociale janë duke qarkulluar disa imazhe të ish-çiftit nga fillimet e lidhjes së tyre ku vërejmë se 14 vite paskan kaluar sa hap e mbyll sytë.

MUND TË JU PËLQEJNË