Vala

Ditën e djeshme u dha lajmi se Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Isaac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Madje Isaac as nuk e ndjek më këngëtaren në rrjete sociale.

Sipas The Sun, çifti u nda pasi po sforcoheshin shumë për të parë njëri-tjetrin.

Një burim tha për The Sun: “Dua dhe Isaac janë stërmunduar për t’u takuar që pas kthimit bashkë.

Ata donin t’i bënin gjërat që të funksionin dhe ishin vërtet mirë bashkë për pak kohë, por ajo është gjithnjë e më e zënë.

Ajo po mundohet të realizojë hite të reja dhe ka qenë duke udhëtuar rreth botës non-stop për tre vitet e fundit, pra ka qenë e vështirë.

Ka qenë një vendim mjaft i vështirë, por së fundmi ata s’po i bënin dot gjërat të funksionin”

Dua Lipa dhe Isaac Carew ka vite që janë në lidhje dashurie, që nga viti 2013, për tu ndarë më pas dy vite më parë, por duke u rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË